Tymi i mbetjeve spitalore mbulon Vlorën, reagon Berisha: Krim tejet i rrezikshëm nga Leli i Kallam Dështakut!

Shqipëria

Tymi i mbetjeve spitalore mbulon Vlorën, reagon Berisha: Krim tejet i rrezikshëm nga Leli i Kallam Dështakut!

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video denoncuese që shfaq qartë, një ndotje të rëndë në qytetin e Vlorës, shkaktuar nga djegia e mbetjeve spitalore. “Një krim tejet i rrezikshëm për qytetarët e Vlorës nga Leli i Kallam Dështakut! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!” komenton Berisha mbi pamjet tek akuzon kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin si përgjegjës, mik i ngushtë i kryeministrit Rama.

“Përshëndetje nga Vlora ''turistike”, - shkruan qytetari që ka filmuar pamjet, - ku së bashku me mbetjet spitalore, i urojmë mirëseardhjen çdo ''turisti'' që këndshëm merr toksinat vdekjeprurëse të një spitali, që udhëhiqet nga një drejtuese militante e përbetuar si Brunilda Mersini. Mirëmëngjesi me pamjet skandaloze në lulishten e spitalit Vlorë, ku pacientët thithin çdo mëngjes helme. Çfarë bën Drejtori i Higjenës, z. Myzafer Islamaj, që duhet të japë llogari për këtë katastrofë?! Mik i ngushtë me Eltar Dedën, që fle gjumë në këmbë. Vendi është te spitali rajonal vlorë. Ky zjarr është brenda murit rrethues të spitalit tek vendgrumbullimi i mbeturinave spitalore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat