Rezoluta e KiE për pronat, Gjonaj: Vendimi, përgjigje për retorikën e opozitës

Shqipëria

Rezoluta e KiE për pronat, Gjonaj: Vendimi, përgjigje për retorikën e opozitës

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 18:08
Etilda Gjonaj

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar mbi rezolutën e miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e punës që lidhet me kompensimin e pronave.

Teksa përshëndet vendimin e KiE, Gjonaj në postimi e saj shprehet se kjo rezolutë vjen si përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikes politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët.

“Qeveria Shqiptare është vlerësuar pasi ka përmbushur të gjitha masat lidhur me pronat, duke ofruar mbështetje politike, financiare e teknike që nga viti 2014 e në vazhdim. Vendimi i CoE, përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikës politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët”, shkruan Gjonaj në “Twitter”.

Konkluzioni i rezolutës është se mekanizmi i ri i kompensimit të pronave, parashikuar me ligjin 133/2015 është plotësisht funksional dhe efektiv.

Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat