Vezaj: Çudia me Donika Prelën, dje i nisi hetim disiplinor sot e falenderoi

Shqipëria

Vezaj: Çudia me Donika Prelën, dje i nisi hetim disiplinor sot e falenderoi

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 09:15
Donika Prela

Gazetari Flamur Vezaj ne një shenim ne rrjetet sociale ka komentuar sjelljen e shefes se prokurorise për krime të rënda Donika Prela pas kërkesës për masë disiplonre ndaj prokurorit Tomina dhe vlerësimit për dosjet qe ai ka hetuar.

Ja shenimi i tij i plotë në facebook:

Çfarë ironie, dje Donika Prela shefja e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda e dërgoi për masë disiplinore prokurorin e “rrebeluar” Blerim Tominaj e sot na doli në krah të tij, duke e falenderuar publikisht!

Por jo vetëm kaq, shoqja e klases së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme na lexoi edhe një deklaratë ku foli për një operacion të suksesshem të nisur nga Prokuroria për Krime të Renda që në kohën kur Donika Prela ishte në Prokurorinë e Durrësit, duke rregulluar dyert e zyrave të thyera nga hajdutet!

E sot, na doli dhe na merr merita për një punë të bërë nga prokurori Blerim Tominaj, policia e shtetit dhe normalisht materialet e ardhura nga homolgët holandez dhe belgë! Shpresoj, që belget e holandezët mos ta kenë marr vesh dërgimin për masë disiplinore të prokurorit Tominaj e humbin besimin e nuk dorëzojnë qindra orë biseda të përgjuara të grupit dhe jo vetëm!

Po dolën këto përgjime do dëgjoni perla, ku Bajret flasin e shkembejnë mesazhe me ministra të qeverisë, deputetë, drejtorë e shefa të komisariateve të policisë, biznesmenë të njohur në fushen e ndërtimeve e hotelerisë, disa presidenta të klubeve të futbollit (superiores), drejtor të klubeve, menaxher të futbollistëve, trajnerë, arbitra duke mos harruar edhe kriminelë! #uroj_mos_te_shfryhet_rruges_ky_operacion#.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat