Zv/ministri i Shqipërisë konfirmon se trajneri i Kombëtares ka trukuar ndeshje

Shqipëria

Zv/ministri i Shqipërisë konfirmon se trajneri i Kombëtares ka trukuar ndeshje

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 09:13
Besfort Lamallari

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zbuluar detaje për operacionin ‘Oaz’, ku u arrestuan 11 persona si pjesë e një bande kriminale, pjesë e së cilës ishte edhe ish-portieri i Vllaznisë, Armir Grima, tashmë trajner i Kombëtares shqiptare për femra.

Teksa fliste për rastin e Grimës, zv/ministri deklaroi se ai nuk ishte viktimë, pasi trukonte ndeshjet.

“Sa i përket ish portierit të Vllaznisë, përderisa Prokuroria ka lëshuar masë arresti nuk mendoj se ka qenë viktimë. Zotëria ka qenë konkretisht pjesë e trukimit të ndeshjeve”, tha Llamari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat