Akuzat e Doris Pack për kriminalitetin në Shkodër, Bushati: Ajo është pensioniste

Shqipëria

Akuzat e Doris Pack për kriminalitetin në Shkodër, Bushati: Ajo është pensioniste

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 22:26
Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur akuzave të ish eurodeputetes Doris Pack, e cila prej disa ditësh ka rreshtuar një së kritikash për qeverinë Rama, përfshi këtu situatën me kriminalitetin në Shkodër dhe ligjin për Teatrin Kombëtar.

Nga Skodra, Ministri i Jashtëm është shprehur se është kënaqësi të dëgjosh Doris Pack edhe pse ajo tashmë është një pensioniste sipas Bushatit.

Bushati: Si anëtar i kabinetit shpreh gjithë solidaritetin tim për punën e forcave të sigurisë. Sikundër nuk diskutohet që është përgjegjësi e autoriteteve përkatëse për të marrë masa korrigjuese, aty ku forcat e zbatimit të ligjit nuk funksionojnë siç duhet. Është kënaqësi për mua të dëgjoj që Doris Pack edhe pse sot është në pension, ka pasur mundësi të jetë si një vizitore në Shkodër, pasi Shkodra simbolizon gjithçka.

Kujtojmë se Doris Pack drejton forumin e gruas në PPE (Partinë Popullore Evropiane).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat