“Vini pas një periudhe ku policia u bë njësh me drogën” Xhafaj: Perceptimi është i merituar

Shqipëria

“Vini pas një periudhe ku policia u bë njësh me drogën” Xhafaj: Perceptimi është i merituar

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 21:35
Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka etiketuar si të drejtë perceptimin e shumë qytetarëve për kanabizimin e vendit në kohën kur institucionin e drejtonte ish Ministri Saimir Tahiri.

I ftuar në emisionin “Provokacija” në Abcneës, Xhafaj u pyet nga gazetari nëse mendonte njësoj si shumë shqiptarë që e lidhnin policinë me drogën. Xhafaj e ka thënë hapur se perceptimi ka qenë i merituar, duke dalë kështu hapur kundër të gjithë politikës së ndjekur nga paraardhësi i tij në Ministrinë e Brendshme.

Mustafa Nano: Mendoj se ju vini pas një periudhe ose trashëgoni një periudhë në të cilën Policia, në psikën kolektive, në imazhin kolektiv, në segmente të caktuara të saj, u bë njësh me drogën…

Ministri Xhafaj: Nuk e përjashtoj këtë, që pati një perceptim të rënduar për Policinë në atë periudhë, deri diku e kam thënë edhe publikisht, të merituar. Për mënyrën se si u trajtua marrëdhënia e Policisë me fenomenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat