Vetting-u në radhët e policisë, nis punën nënkomisioni i posaçëm

Shqipëria

Vetting-u në radhët e policisë, nis punën nënkomisioni i posaçëm

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 15:32
Policia e Shqipërisë

Është zhvilluar të premten paradite takimi i parë i Nënkomisionit Parlamentar që do mbikqyrë procesin e Vetting-ut në Polici.

Mbledhja ishte e karakterit formal dhe gjatë saj u prezantuar vetëm 4 pjesëtarët e mazhorancës. Kreu i Nënkomisionit Ermonela Felaj tha se opozita nuk i është përgjigjur zyrtarisht thirrjes për pjesëmarrje në këtë nënkomision.

Mbledhje e radhës së Nënkomisionit do të bëhet të martën e ardhshme dhe është parashikuar që në të të marrë pjesë një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, i cili do raportojë mbi ecurinë e konstituimit të Organeve që do kryejnë Vetting-un në radhët e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat