Si e bojkotoi për herë të dytë ligjin për Teatrin Pandeli Majko, Balla mundohet ta justifikojë

Shqipëria

Si e bojkotoi për herë të dytë ligjin për Teatrin Pandeli Majko, Balla mundohet ta justifikojë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:45
Pandeli Majko

Këtë të enjte Ministri i Diasporës Pandeli Majko bojkotoi për herë të dytë votimin e ligjit të qeverisë për Teatrin Kombëtar, i cili u kalua në parlament me kartonat e të majtëve.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ftuar në studion e Abcneës, tha se Majko nuk e bojkotoi votimin e ligjit, por u largua për të marrë pjesë në një ceremoni në Kosovë.

Balla u kujdes të deklaronte se Majko mori leje disa ditë më parë për t’u larguar në Kosovë, duke i zgjatur madje gazetares dhe celularin e tij, në mënyrë që ta kontrollonte vetë mesazhin.

“Merreni celularin tim. Zoti Majko më ka kërkuar leje para disa ditësh, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, për të qenë sot si përfaqësues i qeverisë dhe Partisë Socialiste në një ceremoni të rëndësishme në Kosovë në nderim të dy heronjve.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se herën e parë që ligji erdhi në parlament për votim, Pandeli Majko ishte i vetmi i cili nuk e votoi, duke patur për shkak të kësaj sjellje dhe një debat të ashpër me kryeministrin Rama, në aulën e parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat