Kikia: Bregdeti shqiptar është mbushur me konvikte

Shqipëria

Kikia: Bregdeti shqiptar është mbushur me konvikte

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 22:04
Mentor Kikia

Mentor Kikia i ftuar në "Arena", tha se standardi i turizmit në Shqipëri deri para pak vitesh, ishte ujë dhe drita 24 orë.

Kikia: Kemi një kaos total. E keqja e madhe është që ne kemi humbur shansit për të përmirësuar disa standarde për shkak të asaj që kemi shkatërruar. Deri para 5 vitesh kishim standard hotelerie, ujë dhe drita 24 orë. Golemi që priste turistët të huaj shkruante ujë dhe drita. Tani kemi kaluar një stad tjetër. Kanë ardhur çekët, polakët, gjermanët... Këta nuk duan vetëm ujë dhe drita. Duan diçka tjetër. Referuar këtij standardi, bregdeti u mbush me konvikte. Këtu bëhet llogaritë me kokë njerëzish jo sa para janë fituar. Çfarë duhet bërë që atje në Tale të ndërtohet sipas standardeve të reja. Për të bërë Golem, mjafton një kryetar komune që jep letra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat