Basha thirrje deputetëve të PS: Nëse votoni ligjin për Teatrin do kryeni akt terrorist!

Shqipëria

Basha thirrje deputetëve të PS: Nëse votoni ligjin për Teatrin do kryeni akt terrorist!

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 20:31
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar deputetët e majtë të PS-së se nëse nesër në kuvend votojnë ligjin për Teatrin Kombëtar, atëherë do të cilësohen si terroristë nga ana e opozitës.

as takimit me një përfaqësi të artistëve që janë kundë rprishjes së Teatri Kombëtar, Basha u shpreh se votimi i ligjit nesër i hap rrugën paktit mes Ramës e kompanisë Fusha, për të prishur një perlë të trashigimisë kulturore, për hir të interesave të tyre financiare e mafioze. Basha e krahasoi aktin që pritet të bëjë nesër maxhoranca me një grusht shteti.

"Në vend të pranimit të dekretit të presidentit, ligji do të amendohet për të hapur një proces fasadë 30 dite ku krimi do të marrë një pronë publike, një perlë të historisë dhe memories kombëtare ashtu siç është Teatri si dhe për të përfituar një sasi marramendëse parash. Ligji Rama- Fusha është një ligj antikushtetues dhe ai duhet të rrëzohet nesë rnë parlament.

Dua ti them cdo deputeti të rilindjes se votimi i këtij ligji është akt grushti shteti dhe vendos cdo deputet në pozita të barabarta me torristët, të cilët në mungesë të gjykatës Kushtetuese tjetërsojnë vendin dhe vlera kulturore për të mbushur xhepat e Ramës."-tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat