Task-Forca Antikorrupsion shkarkon 9 punonjës të administratës

Shqipëria

Task-Forca Antikorrupsion shkarkon 9 punonjës të administratës

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:53
Etilda Gjonaj

Në një prononcim për mediat, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka njoftuar një sërë masash ndëshkimore në drejtim të punonjësve të administratës në legalizime. Sipas Gjonajt, janë rekomanduar 60 masa ndëshkimore për punonjës të administratës, ndërsa janë çuar për ndjekje penale disa ish-drejtues  të ALUIZNI-t në rrethe. Sipas ministres, qytetarët duhet të vijojnë me denoncimet e tyre, sa herë që ka abuzime të tilla.

“Task-Forca Antikorrupsion ka vijuar verifikimin e denoncimit të qytetarëve dhe kontrollin e ligjshmërisë në shërbimin për qytetarët. Ka ushtruar kontroll në disa institucione qëndrore dhe degët e tyre.

Bazuar në raportet e inspektimeve të Task-Forcës Antikorrupsion, janë rekomanduar gjithsej 60 masa disiplinore dhe 8 kallzime penale për drejtues, ish-drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshme të administratës shtetërore.

Institucionet përgjegjëse kanë zbatuar rekomandimet, duke marrë 60 masa disiplinore, 9 prej tyre largime nga puna”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat