Borakë, protestë për shkollën. Nxënësit nuk duan të shkojnë në Maminas

Shqipëria

Borakë, protestë për shkollën. Nxënësit nuk duan të shkojnë në Maminas

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:21
Shijak

Dhjetëra nxënës të fshatit Borakë të Bashkisë Shijak nuk e kanë nisur ende procesin mësimor në këtë vit të ri shkollor.

Shkolla “Adem Sabli”e fshatit të tyre është mbyllur për shkak të rrënimit dhe, prej një viti, nxënësve u është caktuar ta zhvillojnë procesin mësimor në një shkollë të Maminasit, në turnet e pasdites.

Indiferenca e pushtetit vendor dhe autoriteteve arsimore i ka ngritur antarët e komunitetit në protestë para Bashkisë Shijak, pasi është e papërballueshme prej tyre të dërgojnë çdo ditë fëmijët në një shkollë që ndodhet rreth 7 km larg vendbanimit të tyre, teksa dimri po afron.

Mësimin nuk e kanë nisur as fëmijë që do të uleshin për herë të parë në bankat e shkollës. Me thirrjet “Duam shkollën tonë” dhe “Duam kryetarin”, nxënës e prindër kërkojnë rindërtimin e shkollës në fshatin e tyre, duke shmangur problemet e shumta përfshirë dhe pasigurinë për jetët e fëmijëve që të mësuarit në një shkollë tjetër sjell për këtë komunitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat