Basha: Aksioni i IKMT-së në Jalë, grabitje e pronës

Shqipëria

Basha: Aksioni i IKMT-së në Jalë, grabitje e pronës

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 19:23
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi pasditen e së martës se aksioni i IKMT-së në Jalë është “grabitje e pronës”.

“Prania policore dhe dhuna në Jalë u bënë për të grabitur tokat. Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë me banorët e Jalës. Bëhet fjalë për një skemë mafioze grabitjeje si në rastin e Teatrit Kombëtar. PD do të depozitojë kallzim penal për banditin Fatmir Meta”, tha Basha.

“Rama dhe Xhafaj kanë hedhur policinë në sulm për të mbrojtur kriminelët. Sot në Shqipëri janë të sigurtë vetëm kriminelët”, shtoi kreu i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat