Kryemadhi takon Menduh Thaçin: Vlerësim rolit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni

Shqipëria

Kryemadhi takon Menduh Thaçin: Vlerësim rolit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:41
Monika Kryemadhi, Menduh Thaçi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi priti në një takim Kryetarin e PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi

Gjta takimit me politikanin shqiptar nga Maqedonia, kryetarja e LSI tha se roli i faktorit politik shqiptar është shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë

Gjatë këtij takimi në selinë e LSI, Kryemadhi bisedoi me Thaçin rreth zhvillimeve politike ne të dy vendet tona dhe për forcimin e bashkëpunimit midis dy partive në veçanti dhe faktorit shqiptar në tërësi.

Thaçi informoi Kryetaren e LSI-së për zhvillimet politike në Maqedoni , në mënyrë të veçantë për përgatitjet për Referendumin, duke evidentuar kompaktësinë e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, si një faktor i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin, por edhe për integrimin euroatlantik të saj. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasi e falënderoi Thaçin për ekspozenë që ai bëri, theksoi se edhe për LSI-në stabiliteti i Maqedonisë është i rëndësishëm, ashtu siç është i rëndësishëm për rajonin tonë anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në këtë kontekst ajo përshëndeti dhe vlerësoi rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni si shumë të rëndësishëm.

Në vijim të dy kryetarët folën për bashkëpunimin e mirë që ekziston midis dy partive dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat