700 mln dollarë janë financuar nga buxheti i shtetit në infrastrukturën rrugore

Shqipëria

700 mln dollarë janë financuar nga buxheti i shtetit në infrastrukturën rrugore

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë një interviste televizive bëri me dije se janë 700 mln dollarë, të cilat janë financuar për ndërtimin e rrugëve.

“Janë 700 mln dollarë të financuara nga ana e shtetit dhe nga vitit 2013-2018, janë në total 455 km rrugë, 235 km të rrugë të reja dhe 220 km rrugë të tjera”, – theksoi Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri u ndal edhe te ndërtimi i dy rrugëve mjaft problematike si bypass-i i Fierit dhe rruga Tiranë-Elbasan, të cilat sipas ministrit do të marrin zgjidhje shumë shpejt dhe do të vendosen në shërbim të qytetarëve.

“Bypass-i i Fierit, ra në duar të gabuara, e mori një kompani, falimentoi, arritëm të zgjidhnim kontratën, prandaj prona publike do kujdes kur lidh kontratën.

Bypasi i fierit ishte një dështim për shkak të keqmenaxhimit dhe sot që flasim janë bërë të gjitha procedurat për përzgjedhjen e fituesit, klasifikimi është bërë, janë çuar në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe pritet aprovimi.

Deri në verën e vitit tjetër kjo rrugë do të jetë funksionale por jo e përfunduar plotësisht.

Nesër kalojmë kredinë shtesë për rrugën Tiranë-Elbasan. Jam i bindur që brenda këtij viti do ta bëjmë të kalueshme për daljen në tunel, por oj të përfunduar plotësisht. Rruga do të shkurtohet me 10-12 minuta. Projekti është kemqmenaxhuar, jo më kot kam bërë detyrën time, po merret prokuroria. Drejtësia do të japë përgjigjen”, theksoi Ministri. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat