“Ç’po ndodh me “peshqit” e mëdhenj? Pse për ta gjithmonë s’ka prova?!”

Shqipëria

“Ç’po ndodh me “peshqit” e mëdhenj? Pse për ta gjithmonë s’ka prova?!”

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:29
Ilustrim

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vijon të shënjestrojë qeverinë.

Ai edhe sot e ka nisur ditën me akuza ndaj drejtësisë e prokurorisë.

Sipas tij, prokuroria arreston njerëz pa i hetuar dhe i dënon pa prova. Sa i takon njerëzve të pushtetit, ka një taktikë tjetër, duke u arsyetuar me: gjithmonë “po hetohet”, dhe në fund “nuk ka prova”.

Drejtësia e pushtetit.
—————
Prokuroria dhe gjykatat nuk ja përtojnë të arrestojnë e madje edhe dënojnë njerëz pa i hetuar dhe pa prova.

Ndërsa për njerëzit e pushtetit dhe tenderxhinjtë, gjithmonë “po hetohet” dhe në fund “nuk ka prova”... Nuk ka prova megjithse shkeljet e ligjeve janë ulëritëse!

Kjo është fiks drejtësia që duan!

Pushteti mbi të gjitha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat