Shëtitorja e Dhërmiut me shesh të ri panoramik

Shqipëria

Shëtitorja e Dhërmiut me shesh të ri panoramik

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 07:40
Dhërmi

Shëtitores së Dhërmiut, fshatit me një bukuri madhështore pranë bregdetit të Jonit, do t’i shtohet një shesh panoramik, që do të shërbejë si një pikë takimi për njerëzit.

Duke folur për fazën e ndërtimit të shëtitores buzë detit, kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, shprehet se “shëtitorja e Dhërmiut do jetë më fantastikja në Dhërmi”.

“Vazhdojmë në Dhërmi në fazën më të bukur të projektit të një prej Shëtitoreve më fantastike në Mesdhe. Kur të përfundojë Dhërmiu të gjithë do mahnitemi dhe do të përgëzojmë arkitektët tanë për këtë dhuratë të çmuar për Himarën tonë dhe një falënderim Qeverisë Shqiptare për të gjithë vëmendjen e dedikuar”, thekson Goro.

Shëtitorja e re, do ta kthejë Dhërmiun në një destinacion akoma më të kërkuar nga turistët.  Ajo do të jetë akoma më shumë atraktive për turistët e huaj, që ende se kanë eksploruar Shqipërinë.

Dhërmiu i shtrirë buzë detit Jon, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, ka një bukuri madhështore. Dhërmiu gjendet në fund të një plazhi më tepër se pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon në një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tre lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogoraja; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu – lagja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit, transmeton atsh.

Fshati i Dhërmiut ndodhet 52 km në jug të Vlorës, 72 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti, Tirana. Nga ana administrative, Dhërmiu bën pjesë në bashkinë e Himarës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat