Familja në kushte të mjerueshme, Rama publikon pamjet: Shtëpinë do e rindërtojmë para dimrit

Shqipëria

Familja në kushte të mjerueshme, Rama publikon pamjet: Shtëpinë do e rindërtojmë para dimrit

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 10:00
Edi Rama në familjen Sharku në Gramsh

Kryeministri i vendit, Edi Rama, prej disa ditësh është ndalur në disa familje, të cilat jetojnë  në varfëri ekstreme, jetojnë në shtëpi pothuajse të shembura, të cilave iu premton ndihmë.

E ndërsa këtë të dielë, Rama ka publikuar një video nga fshati Pishaj në Gramsh, ku është ndalur në shtëpinë e Kujtim Sharkut, ku dy prindërit me katër fëmijët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Pasi bashkëbisedon me ta, kryeministri u premton se do gjendet një zgjidhje për riparimin e shtëpisë dhe ndërkohë ata do strehohen diku tjetër. Madje iu bën me dije se shtëpia do të ndërtohet sa më shpejtë, në mënyrë që mos ti kapë dimri jashtë.

Me urimin që këta katër fëmijë t’ia dalin sa më mirë në shkollë këtë vit si edhe me të gjithë vëmendjen për të përmirësuar sa më parë kushtet e jetesës për ta e për këdo që si ata ka nevojë për një ndihmë të veçantë, ju uroj një të diel të qetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat