Zhvillime në kampin opozitar, Basha takon Idrizin

Shqipëria

Zhvillime në kampin opozitar, Basha takon Idrizin

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 09:35
Zhvillime në kampin opozitar, Basha takon Idrizin

Ditën e sotme kreu i PD-së, Luzlim Basha do të presë në një takim kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Takimi në fjalë do të zhvillohet në një nga hotelet e njohura në kryeqytet.

Pas takimit do të ketë edhe një komunikim për mediat, ndërsa pritet rreshtimi i PDIU-së në radhët e kampit opozitar.

Pak ditë më parë Idrizi njoftoi shkëputjen e koalicionit me PS.

Ditën e djeshme Shpëtim Idrizi, i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ foli për goditje nga ana e mazhorancës dhe faktin se kjo e fundit i ka vjedhur mandatet. Shpëtim Idrizi tha se nuk e ka problem se në koalicionin e opozitës është edhe PBDNJ e Vangjel Dules. Sipas tij, kudo që shkon PDIU, partia e Vangjel Dules ikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat