“Si po i shet Edi Rama avionët turk për shqiptarë”

Shqipëria

“Si po i shet Edi Rama avionët turk për shqiptarë”

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 09:30
Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, ka ironizuar fluturimin e parë të 'Air Albania' dhe ceremoninë e organizuar me këtë rast nga kryeministri Edi Rama

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, ka ironizuar fluturimin e parë të 'Air Albania' dhe ceremoninë e organizuar me këtë rast nga kryeministri Edi Rama.

Rrokaj shkruan se Rama i futi një bojë kompanisë turke dhe e shiti për shqiptare.

"Si nuk iu nda boja këtij kryeministrit tonë. E mori avionin turk, i futi bojën dhe na e bëri shqiptar. Kështu bëri edhe me pallatet që të ngjanin si të reja.

Por shpejt edhe këtij avioni do t’i dalë boja. Kompania është turke, boja është shqiptare, duke bërë me bojë edhe edhe Lasgushin e madh. 

Ditët në vijim do të zbardhin çfarë mbulon kjo bojatisje, që vetëm “Air Albania” nuk është", shkruan Rrokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat