Përçarje tek opozita? Idrizi: Kudo që shkojmë ne, PBDNJ ikën

Shqipëria

Përçarje tek opozita? Idrizi: Kudo që shkojmë ne, PBDNJ ikën

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 19:58
Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për largimin nga PS si dhe kalimin në opozitë me PD. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, Idrizi tha se mandatet e PDIU janë vjedhur nga kjo mazhorancë gjatë zgjedhjeve, ndërsa PDIU nuk ka qenë pjesë e qeverisjes. Idrizi tha se çështja çame është lënë jashtë diskutimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Flitet për një ikje nga PS . Ne nuk kemi ikur nga askush. Ne nuk jemi pjesë e qeverisjes. Mandatet e PDIU janë vjedhur nga kjo mazhorancë. Ne kemi parë një sjellje jo korrkete me PDIU, pra në këtë kuptim ne gjatë gjithë kohës kemi qenë në opozitë dhe të shkojmë zyrtarisht me opozitën. Ne u goditëm nga kjo mazhorancë me mandatin e Tiranës dhe të Fierit. Ne prisnim të zgjidhej çështja çame, ndërsa mes palëve diskutohej nëse duhet të ishte apo jo çështja came në bisedime. Pra lënia jashtë e çështjes çame  është e papranushme. Bushati nuk kërkon të na takojë për çështjen came. Një shtet rrumpallë edhe po të dojë ta marrë baba im pasaportën nuk e arrin dot”, tha idrizi.

Sipas Idrizit, deputetët që tashmë janë me mazhorancën shprehet se nuk e kanë ditur as emrin Çamëri. Ai pranon se edhe ai ka gabuar dhe këtë e sheh tek moskontrolli i emrave në lista, sepse shton se nuk besonin se do të merrte aq deputet  në zgjedhje.

“Kanë një vit, jo vetëm që nuk kanë fol për çështjen çame, por edhe sot po ti pyesësh se ku janë zyrat, ata nuk i dinë.  Pa dallim, që unë kërkoj falje publike. Nuk e kam besuar dhe menduar se kama para vetëm një Greqi, por edhe politikën dhe qeverinë. Si kryetar i PDIU-së, nuk e kam  parë listën të renditur me emrat në vendet e 4-5, sepse nuk e dija se do shkonim këtu. Ky zotëria ka ardhur i katërti. Me thënë të drejtën unë nuk e dija. Unë e di që në kemi qenë shumë të organizuar, por nuk e kam menduar të shoh listën tek i 4 apo 5, por herë të tjera do ta shoh. Ai zotëria nuk e ka ditur fjalën Çamëri,  jam i bindur se janë kanë mësuar ata që kanë qenë përpara, sepse jam i bindu se nuk e dinte. Votat  i ka marrë të gjithë mazhoranca. Kjo për herë të parë nuk ishte një merkato, por kësaj here nuk ishte si tregu çam, që e thonin me shaka.

Për e rëndësishme ka qenë që në fillim, vëmendja jonë ka qenë me nxjerr mandatet në Tiranë. Do të kishte rëndësi, që krahas këtyre mandateve do të duhet të zgjerohemi dhje kjo ishte e rëndësishme. Nuk kam qenë ndonjëherë i interesuar, sepse do ndaheshim dhe do bashkohesha për këto. I ke parë që këto të flasin për çështjen çame jo asnjëherë, këto minimalisht duhet të heshtin. Ka pasur oferta për persona relevantë. Emra konkret nuk është vendi për t’i thënë. Kam dëgjuar zëra me të drejtë. Ne kemi patur bashkëpunim me PD dhe PS. Ka zëra që thonë do të dalim të vetëm në zgjedhje, e kemi kërkuar sistemin proporcional kombëtar, nëse do ishte kështu ne do të kishim tani 8 mandate”, shtoi Shpëtim Idrizi.

Shpëtim Idrizi tha se do të takohet nesër me Lulzim Bashën,  ndërsa nuk e ka problem se në koalicionin e opozitës është edhe PBDNJ e Vangjel Dules. Sipas tij, kudo që shkon PDIU, partia e Vangjel Dules ikën.

“Unë do takohem nesër me Bashën. Une mendoj se për herë të parë ky vend duhet të ketë një të djathtë solide. Populli duhet të thotë në votime që unë nëse votoj për të djathtën të votoj për më pak taksa etj etj. PDIU ka qenë një parti e konsoliduar. Ju e dini që ne kemi fituar edhe bashki dhe do fillojmë një organizmi brenda partisë dhe për ta bërë gati për sfidat elektorale. Ne vlerësojmë kontributin e të gjithëve në opozitën e bashkuar dhe nuk është problem se është edhe PBDNJ me opozitën. Ne po bëjmë një aleancë me PD dhe më pas do kërkojmë një marrëveshje me të gjithë aleatët. Në asnjë rast nuk kam konvenciunuar interesa personale. Ne nuk kemi asnjë problem me kauzën e Vangjel Dules, sic është edhe çështja e Çamërisë. Ne e kemi konfliktin me qeverinë greke, e cila duhet ti hapë rrugën çështjes së Çamërisë. I them Dules, mos u merakos se interesat e Greqisë i mbron kryeministri Edi Rama. Ne nuk e kemi problemin me Vangjel Dulen. Kudo qe shkojme ne ata ikin”- tha Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat