Celularët, qeveria “fik” nxënësit dhe mësuesit

Shqipëria

Celularët, qeveria “fik” nxënësit dhe mësuesit

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Një 16-vjeçare nuk dëshiron t’i bindet vendimit të Qeverisë, dhe nuk ka ndërmend të ndahet nga celulari i saj as gjatë mësimit në klasë. Ky fakt, ndalimi i celularëve, duket se është bërë aq shumë objekt debati mes saj dhe prindërve, sa që një i tillë bëhet edhe para kamerave.

Nuk e dimë çdo të ndodhë realisht këtë vit pas vendimit të qeverisë, por shpërqendrimi nga smartfoni në shkolla është kthyer në një fenomen shqetësues prej kohësh. Përgjithësisht nxënësit nuk e kanë mirëpritur vendimin, ndërsa prindërve iu është kthyer buzëqeshja.

Thuajse gjithë të rriturit që takuan dhe pyetën gazetarët e “BalkanWeb”, e mbështesin vendimin për ndalimin e celularëve në klasë, si për nxënësit, ashtu edhe për mësuesit.

Kryeministri Rama njoftoi se po bëhen përgatitje për të hequr celularët nga duart e gjithë punonjësve të administratës gjatë orarit të punës. Vendimi i shefit të Qeverisë mirëpritet nga qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat