Vdes në spital fëmija që u përplas nga makina në Fier

Shqipëria

Vdes në spital fëmija që u përplas nga makina në Fier

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 18:00
Ilustrim

Nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në aksident. Fëmija 11-vjeçar ndërroi jetë në spital këtë të shtubë, dy dytë pasi u përplas nga një automjet në Fier.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:10 të së enjtes, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim. Siç njoftonte policia, shoferi A.Xh 33 vjeç,ka aksidentuar M.G., 11 vjeç, banues në fshatin Dërmënas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier

Në spitalin e Fierit, mjekët vlerësuan se i mituri kishte nevojë për mjekim më të specializuar dhe kështu vendosin që ai të transportohej në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Por, dy ditë më vonë, vogëlushi ndërroi jetë.

Prej ditës së aksidentit, drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat