Flet i moshuari i plagosur: Dua drejtësi, kam armë, por…

Shqipëria

Flet i moshuari i plagosur: Dua drejtësi, kam armë, por…

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 14:33
Haxhi Lika

Haxhi Lika, 78-vjeçari që u qëllua në kokë gjatë operacionit të djeshëm të policisë në fshatin Remas të Lushnjës ka folur sot nga spitali.

Në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala, i moshuari ka rrëfyer ngjarjen dhe ka thënë se është qëlluar nga policia teksa vishte pantallonat, raporton “BalkanWeb”.

Zoti Haxhi mund të më shpjegosh çfarë ndodhi mëngjesin e djeshëm në shtëpinë tuaj?

Dëgjova një zhurmë, atje ishte policia. Unë isha duke veshur pantallonat drejt dritares, se ishte dritarja drejt krevatit dhe më qëlloi policia.

Keni armë ju zoti Haxhi?

Po kam një armë.

Çfarë arme?

Jo çifte, por kam armë.

E keni prekur me dorë ditën e djeshme

Jo, s’e kam kapur.

Pse mendoni se e rrethoi policia shtëpinë tuaj?

Nuk e dimë, erdhën dje e na shqetësoi.

Keni pasur probleme me policinë?

Jo, asnjëherë.

I njihni shtetasit Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu?

Jo nuk e njoh asnjërin nga ata. Nuk i njoh.

A keni ndonjë apel për shtetin? Çfarë kërkoni nga drejtësia shqiptare?

Unë dua drejtësinë, pse më qëlloi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat