500 kg mish kontrabandë nga Greqia, arrestohet pronari korçar

Shqipëria

500 kg mish kontrabandë nga Greqia, arrestohet pronari korçar

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Pronari i një dyqani mishi në Korçë ka përfunduar në prangat e policisë pasi AKU i gjeti 500 kilogram mish dhe produkte mishi të ngrira me mbishkrime greke që dyshohet se janë kontrabandë.

Në pranga u vu shtetasi Nazar Dvorani, 57 vjeç, nga Korça.

Kujtojmë se Dvoranit iu bllokuan më 1 gusht 2018, 350 kg mish jashtë standarteve sanitare, por ai nuk e ka ndërprerë punën por e ka tjetërsuar atë mish me  500 kg kontrabandë, pra pa asnjë dokumentacion.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat