Truproja që i shpëtoi tre atentateve. Ngjarja e rëndë ku u përfshi emri i tij

Shqipëria

Truproja që i shpëtoi tre atentateve. Ngjarja e rëndë ku u përfshi emri i tij

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 14:25
Arlin Lulushi

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Kjo thënie e popullit vlen shumë në rastin e badigardit të plagosur në Sarandë. Ai është 30-vjeçari Arlin Lulushi, i cili dje në orët e para të mëngjesit u qëllua me armë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Por “BalkanWeb” mëson se Arlind Lulushi i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera në të kaluarën. Ai u qëllua në dhjetor të vitit 2016 por fatmirësisht shpëtoi pa asnjë lëndim.

 Atë kohë policia nisi hetimet për atentatin në disa pista, që nga hakmarrja e mundshme dhe tek një konflikti i mëparshëm që ka pasur i riu me disa persona që i bënë edhe atentatin para pak muajsh.
Kjo pasi emri i Arlind Lulushit lidhet dhe me një ngjarje të rëndë të vitit 2015 në Vlorë, ku dy të rinj, një djalë dhe një vajzë mbetën të vrarë pas të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 janar të vitit 2015.

21-vjeçarja Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Velaj, 28 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri nga Ervis Lulushi, pasi ky i fundit i kishte kërkuar vajzës që të rilidheshin bashkë. Në atë kohë, Policia shoqëroi Arlind Lulushin i cili u akuzua si bashkëpunëtor i kushëririt të tij Ervis Lulushi. Por, Lulushi u lirua për mungesë provash.

Aktualisht Lulushi është jashte rrezikut për jetën në spitalin e traumës në Tiranë ku u transportua për një mjekim më të specializuar. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se 30-vjeçari është plagosur me dy plumba, një në këmbën e djathtë te gjuri dhe plumbin tjetër te kofsha e majtë.

Për plagosjen e djeshme, policia deklaron se ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka arrestuar kolegun e tij për moskallëzim krimi, ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorin kryesor të plagosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat