Në Byshek të Elbasanit, zona turistike po pastrohet

Shqipëria

Në Byshek të Elbasanit, zona turistike po pastrohet

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 12:45
Pamje nga video

Një nga pikat turistike më të afërta dhe më të bukura të Elbasanit, vetëm 6 kilometra larg, prej vitesh ishte lënë në harrese duke u mbuluar nga mbetjet. Së fundmi, aty ka nisur një aksion pastrimi që synon ta kthejë këtë vend në identitet.

Me ujin e ftohtë nga burimi shkëmbor dhe rrapet shekullore që ruajnë freskinë dhe gjelbërimin, Bysheku ka qenë destinacioni kryesor i elbasanasve, të cilët nuk e kanë braktisur edhe pse kohët e fundit vendi ishte mbuluar nga mbetjet dhe vaskat e ujit ishin mbushur me inerte.

I organizuar në ditën kombëtare të pastrimit të territorit, aksioni ka përfshirë të gjithë zonën duke e kthyer atë në gjendjen e dikurshme. Bysheku është një nga fshatrat e përzgjedhur në projektin e zhvillimit “100 fshatrat”, i cili pritet të sjellë investime dhe të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat