Ndalim celularëve në administratë

Shqipëria

Ndalim celularëve në administratë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:42
Edi Rama

Celularët do të ndalohen jo vetëm në shkolla, por edhe në administratën publike. Pa dhënë më shumë detaje për këtë nismë të qeverisë, kryeministri paralajmëroi masa për mësuesit që nuk do t’i binden këtij rregulli.

“Ky vit do të jetë viti i një epoke të re për celularët në shkolla. Nuk do të lejojmë celulare në shkolla. As për fëmijët, as për mësuesit. Mësuesit do të duhet t’i dorëzojnë në fillim dhe t’i marrin në fund të mësimit. Muaji i parë do të jetë muaj edukimi, nga muaji i dytë celularët merren dhe hidhen në plehra, nuk i kthehen më atij që e ka sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Jam i bindur që ky do të jetë një ndryshim i madh, ndërkohë që ne po përgatitemi edhe për  vendimin që të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit, që janë bërë si klube interneti të gjithë.”

Këtë vit në të gjithë sistemin arsimor do të përfshihet një numër më i madh i mësuesve për fëmijët me aftësi të veçanta.

Dega e mësuesisë sipas kreut të qeverise falë reformave në arsim këtë vit është përzgjedhur edhe nga nxënës të ekselencës.

Sa i takon mësuesve të përfshirë në sistem, i cili bëhet vetëm në mënyrë elektronike në Portalin mësues për Shqipërinë, sipas kryeministrit ka bërë që punësimet të mos ndikohen nga politika, por vetëm nga merita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat