PD sulmon Xhafaj: Si lejoi ministri pasurimin e bandës së vëllait me biznesin e bixhozit

Shqipëria

PD sulmon Xhafaj: Si lejoi ministri pasurimin e bandës së vëllait me biznesin e bixhozit

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 15:09
Partia Demokratike ka publikuar këtë të premte një sërë faktesh që sipas saj inkriminojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj me kompanitë e basteve

Partia Demokratike ka publikuar këtë të premte një sërë faktesh që sipas saj inkriminojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj me kompanitë e basteve, të cilat sipas opozitës kanë njohur nën qeverisjen e të majtëve një shumëfishim të aktivitetit.

Denoncimet janë bërë nga dy deputetët Jorida Tabaku e Enkelejd Alibeaj. Deputetja Tabaku është shprehur se gjatë qeverisjes së Ramës, industria e bixhozit në Shqipëri është rritur me ritme të frikshme dhe se barra fiskale për këto kompani është ulur ndjeshëm nga qeveria, duke i siguruar atyre miliona euro fitime më shumë.

Ndërkohë, Alibeja është shprehur se dy vëllezërit Besnik e Gramoz Murajta, pronarë të një sërë kompanish të basteve sportive janë në fkat persona të dënuar si pjesëtarë të po të njëjtës bandë ku dikur bënte pjesë vëllai i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Agron/Geron Xhafaj.

"E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njera prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë relae të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Ekoped, bastelive etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit. " –tha Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat