“Air Albania” nis fluturimet këtë fundjavë - Bota Sot
“Air Albania” nis fluturimet këtë fundjavë

Shqipëria

E shtunë, 22 shtator 2018

“Air Albania” nis fluturimet këtë fundjavë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 14:30
“Air Albania”

“Air Albania”, kompania e parë ajrore shiptare, ku aksioner është edhe shteti shqiptar, do të nisë fluturimet këtë fundjavë.

Destinacioni i parë i saj është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë dhe fluturimet do të nisin ditën e shtunë. Këtë pasdite, avioni Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar, do të ulet në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku do të zhvillohet dhe një ceremoni inaguruese.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%. Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test