Kaos në Arkivin e Gjirokastrës. Gjysma e institucioneve nuk dorëzojnë dokumentet

Shqipëria

Kaos në Arkivin e Gjirokastrës. Gjysma e institucioneve nuk dorëzojnë dokumentet

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 13:03
Alia ka folur me tone të ashpra për punën e punonjësve të arkivave që, sipas tij, prej vitesh kanë vjedhur shtetin duke marrë rrogën pa kryer punën.

Mbi 140 institucione nga 320 që operojnë në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës nuk kanë dorëzuar prej 28 vitesh asnjë dokument në Arkivën e Shtetit, në shkelje të plotë të ligjit.

Deklarata ka ardhur nga drejtori i Arkivave Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, zoti Pashk Alia, gjatë një takimi me dretjuesit e degëve territoriale dhe inspektorateve të Qarkut Gjirokastër.

Alia ka folur me tone të ashpra për punën e punonjësve të arkivave që, sipas tij, prej vitesh kanë vjedhur shtetin duke marrë rrogën pa kryer punën.

“Janë 160-180 institucione që nuk dorëzojnë dokumenta. 28 vite që shkelet ligji, është e pafalshme që institucione të rëndësishmë nuk dorëzojnë një dokument në arkiv”, tha Alia.

Gjirokastra e humbi institucionin e vet të arkivës 7 muaj më parë, në mars të këtij viti në kuadër të ristrukturimit të arkivave në rang shtetëror. Reforma solli krijimin e vetëm katër pikave të rëndësishme arkivore në të gjithë vendin. Me këto ndryshime, Arkiva e Gjirokastrës mori funksionin e një depoje arkivore ku do të grumbullohen dokumentet e institucioneve që më pas do të transferohen drejt qendrës si dhe dokumentat për asgjësim.

Muaj më parë, largimi i arkivës nga ky qytet solli debate dhe reagime të shumta politike e qytetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat