Divjakë, të shtëna me armë gjatë një kontrolli të RENEA-s në fshatin Remas

Shqipëria

Divjakë, të shtëna me armë gjatë një kontrolli të RENEA-s në fshatin Remas

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 12:08
Të shtëna me armë në fshatin Remas

Mëngjesin e sotëm, forcat RENEA kanë ushtruar kontroll në fshatin Remas të Divjakës, por gjatë kontrollit të banesave, sipas banorëve, është qëlluar me armë.

Ndërsa sipas komunikatës së policisë, RENEA, rreth orës 05:30 ka ushtruar disa kontrolle banesash, ndër to, edhe në banesën e shtetasit Haxhi Lika, 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh. Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi Haxhi Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë gjahu në dorë.

“Policia ka qëlluar në ajër, duke i bërë thirrje përsëri shtetasit Haxhi Lika për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta, shtetasi H.L. është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat”, lexohet në komunikatën e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat