Meta ktheu ligjin për lojërat e fatit, Ahmetaj: Dikush e ka këshilluar gabim

Shqipëria

Meta ktheu ligjin për lojërat e fatit, Ahmetaj: Dikush e ka këshilluar gabim

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 11:12
Arben Ahmetaj

Në mungesë të opozitës, sot në Kuvend po diskutohet dekreti i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për lojërat e fatit.

Mazhoranca e ka rrëzuar paraprakisht dekretin në komisionin e Ekonomisë dhe këtë qëndrim e ka reflektuar edhe sot në Kuvend.

“Unë besoj që në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar gabim”, tha ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë fjalës në Kuvend.

“Si ka mundësi që e ka rrëzuar Presidenti, mund të pyesë një qytetar, s’është kundër besoj se në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar presidentin gabim, atë që bëjmë është shumë e thjeshtë, rrisim taksën e llotarisë kombëtare nga 10 përqind në 15 përqind. Mos harroni që lotara kombëtare ishte e vetmja që taksohej 10 përqind, pra unifikuam taksimin…”, tha ndër të tjera Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat