Fillojnë punimet në rrugën Vorë- Rinas- Fushë Krujë, ja si devijohet trafiku

Shqipëria

Fillojnë punimet në rrugën Vorë- Rinas- Fushë Krujë, ja si devijohet trafiku

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 08:03
Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se duke nisur nga sot (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.

Aksi dogana e Tiranës-Prezë, 45 ditë e bllokuar
Nga e sotme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë. Kohëzgjatja e punimeve për rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë është 45 ditë. Segmenti i sipërcituar do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores. Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikës provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat