Tabaku: S’ka bojkot, por Kuvendi është zhvlerësuar

Shqipëria

Tabaku: S’ka bojkot, por Kuvendi është zhvlerësuar

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:43
Jorida Tabaku

E ftuar në “Top Talk”, Jorida Tabaku mohoi që të ketë një vendim nga ana e opozitës për bojkot të Kuvendit, pavarësisht faktit se në 2 seancat e para të këtij sesioni nuk ka marrë pjesë.

“Parlamenti është tërësisht i zhvlerësuar, thjesht për fasadë s’mud të shkojmë. Në dy javët e fundit qytetarët kanë ndjerë se kërkesa e PD për vetting në politikë, është ajo çfarë ata kërkojnë”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, kjo është bërë shqetësim për shqiptarët, për sigurinë, për rendin dhe ekonominë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat