PD kërkon rrezimin e ligjit për Teatrin, Vokshi: Hapja e garës është farsë

Shqipëria

PD kërkon rrezimin e ligjit për Teatrin, Vokshi: Hapja e garës është farsë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 16:49
Albana Vokshi

“Partia Demokratike është për rrëzimin e ligjit korrupuitv e antikushtetues Rama-Fusha dhe sigurisht miratimin e dekretit t Presidentit”, u shpreh këtë të mërkurë deputetja demokrate Albana Vokshi.

Sipas saj, deklaratat që vijnë nga kampi i mazhorancës për një hapje të garës për ligjin për Teatrin, janë një farsë.

“PD denoncon gjithë cirkun e Edi Rams, talljes që Edi Rama po bën me qytetarët për të hapur një garë për t’ia dhënë përsëri kompanisë me të cilin ka bërë pazaret, kompanisë Fusha”, tha Vokshi në një deklaratë për gazetarët jashtë ambienteve të Teatrit Kombëtar. Deklarata vjen pas asaj të kreut të Komisionit t Veprimtarisë Prodhuese, Eduarad Shalsi i cili u shprehu gatishmërinë për të ndërhyrë në ligj, me qëllim modifikimin për të pasur një thirrje të hapur për cilindo subjekt të interesuar për ta zhvilluar si projekt, duke pasur parasysh rekomandimet e Komisionit Europian.
“Partia Demokratike është kudër çdo ligji që ka si subjekt shkatërrimin dhe prishjen Teatrit Kombëtar. Kundër çdo ligji që prek pronën publike duke ia dhuruar privatit për afera klienteleiste kriminale. PD është kudër çdo ligji që ka si subjekt tjetërsimin e pronës publike në varësi të pushtetit vendos pasi shkel parimet kushtetuese. Kushtetuta e ka fare të qartë ndarjen e pushteteve, atij qendror dhe pushtetit vendor. Në momentin që kemi të bëjmë me një pronë në kompetencë të bashkisë siç është edhe rasti i një pjesë të sipërfaqes 1.200 m2, kompetencë për tjetërsimin është vetëm këshilli bashkiak me votim prej 3/5. Nëse kemi pjesën tjetër që i përket teatrit që është 5.500 m2, që është në varësi të pushteti qendror, të Ministrisë së Kulturës, atëherë është fare e qartë që Edi Rama s’ka nevojë për ligj të ri pasi kemi një ligj ekzistues për partneritetin publik-privat dhe ligjin e koncesioneve që i ka shumë të qarta procedurat që duhet të ndiqen për hapjen e një gare për rikonstruktimin apo rindërtimin e Teatrit Kombëtar”, tha Vokshi.

“Pra Rama, në asnjë moment s’ka nevojë për një ligj të ri, për një ligj special edhe përgjigja e BE vërtetoi atë që PD ka thënë që ditën e parë, që ligji Rama-Fusha është një ligj klientelist, korruptiv, ndaj duhet kthyer mbrapsht. PD denoncon gjithë cirkun e Edi Ramës, talljes që Edi Rama po bën me qytetarët për të hapur një garë për t’ia dhënë përsëri kompanisë me të cilin ka bërë pazaret, kompanisë Fusha. PD e ka farë të qartë që ligji Rama-Fusha është një projekt për pastrimin e parave të krimit e drogës dhe përfitimin e minimumit 205 mln euro që do ti ndajnë Rama dhe Fusha. Kjo është arsyeja që PD është kudër këtij përligji sepse është antiligjor, antikushtetues dhe është një ligj që përdoret për pastrimin e parave në favor të interesave përfitimit të Edi Ramës. PD ka qenë që ditën e parë në krah të artistëve, në mbështetje të tyre. PD ka qenë që ditën e parë në krah të qytetarëve të cilët duhet dhe duan të ruajnë vlerat monumentale, trashëgiminë kulturore të qytetit të Tiranës dhe ne i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që së bashku të mbrojmë me çdo kusht dhe me çdo kosto vlerat artistike, kulturore, pulitke të Tiranës. Jemi dhe do jemi në krah të artistëve e qytetarëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Për rrëzimin e ligjit korrupuitv e antikushtetues Rama-Fusha dhe sigurisht miratimin e dekretit te Presidentit”, shtoi ligjëvënësja demokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat