Patosi sulmon sërish: PD më keq se para 20 vitesh nën drejtimin e Bashës

Shqipëria

Patosi sulmon sërish: PD më keq se para 20 vitesh nën drejtimin e Bashës

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 16:27
Astrit Patozi dhe Lulzim Basha

Ish-kreu i Grupit të PD-së, Astrit Patozi ka folur pas homazheve të zhvilluara për 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Patozi ka sqaruar praninë e tij në këtë aktivitet përkujtimor, teksa ka thënë se ai ka marrë pjesë për të respektuar historinë e PD-së dhe jo partinë personale të Lulzim Bashës.

Ish deputeti i PD-së, ka theksuar më tej se Partia Demokratike është sot më keq se 20 vite më parë, për shkak të gafave të rënda të Lulzim Bashës.

“Ne sot jemi më keq se përpara 20 vjetësh, jo thjeshtë në numra, por mbi të gjitha në frymë dhe në atë që po bën opozita dhe atë që përfaqëson sot Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Sepse në atë kohë Partia Demokratike ishte në vështirësi e agresuar nga kundërshtari politik, i cili kishte realizuar një gjysmë revolucioni për të ardhur në pushtet, kurse sot Partia Demokratike është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës, por edhe lidershipit të tij” ka thënë Patozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat