FNSH e Renea aksion në Krujë, kapet një nga “të fortët” (Emri)

Shqipëria

FNSH e Renea aksion në Krujë, kapet një nga “të fortët” (Emri)

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 09:14
Operacioni

Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA, po zhvillojnë një operacion në fshatin Nikël të Krujës për kapjen e personave të dyshuar.

Sipas informacioneve paraprake është ndaluar shtetasti F. Haka, i konsideruar si person i rrezikshëm dhe person i kërkuar nga policia.

Në operacionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie dhe me mjete të blinduara. Gazetarja  raportoi për “BalkanWeb” se në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Policia vijon kontrollet për kapjen e personave të dyshuar si dhe për armë e drogë. Po kështu mësohet se janë shoqëruar disa persona të fisit Haka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat