Sherr midis kunatave në Shijak, në dhunë përfshihen edhe “krushqit”

Shqipëria

Sherr midis kunatave në Shijak, në dhunë përfshihen edhe “krushqit”

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Sherri midis dy kunatave në Shijak ka përfunduar në polici. Kështu një 33 vjeçare me iniciale D.T, ka denoncuar kunatën e saj 12 vite më të re se e ka dhunuar fizikisht.

Pas dhunës, nusja e re është dhunuar nga vjehrri 58 vjeçar me iniciale R.T.

Në zënkë është përfshirë edhe babi i 21 vjeçares, pasi ka dhunuar krushkun 58 vjeçar.

Komisariati i Policisë Shijak:

-Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D. T., vjeçe 33, banuese në fshatin Shijak, pasi kunata, shtetësia R. S., vjeçe 21, banuese në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

-Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R. S., 21 vjeçe, banuese në Shijak, pasi vjehrri, shtetasi R. T., vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

-Më datë 10. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F. S., vjeç 55, banues në Shijak, pasi në banesë ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. T., vjeç 58, banues në Shijak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat