Zv.kryeministrja Mesi, vizitë zyrtare në Mal të Zi, takim me homologun malazez

Shqipëria

Zv.kryeministrja Mesi, vizitë zyrtare në Mal të Zi, takim me homologun malazez

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 17:43
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku është pritur nga Ministrja për Administratën Publike Znj. Suzana Pribilovi? dhe Zëvendëskryeministri për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Malit të Zi, Z. Milutin Simovi?.

Gjatë takimit me Ministren për Administratën Publike Znj. Suzana Pribilovi? është diskutuar kryesisht për nevojën e shkëmbimit të përvojave reciproke mes dy vendeve në fushën e administratës publike dhe asaj të shërbimeve publike.

Gjithashtu, fokus i bisedës ka qenë edhe bashkëpunimi rajonal, si dhe sfidat e përbashkëta të Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugëtimin evropian.

Pjesë e agjendës së Zëvendëskryeministres Mesi ishte edhe takimi me Z. Milutin Simovi?, Zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Malit të Zi.

Me homologun malazez, Znj. Mesi u ndal tek projektet me interes të ndërsjellë mes dy vendeve dhe më konkretisht, mbi negocimin e kushteve tregtare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe mbi veprimet konkrete që duhen ndërmarrë për liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive lidhur me menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare.

Të dyja palët ndanë bindjen e plotë se rezultatet e para të kësaj marrëveshjeje do të pasojnë së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat