Alba Brati dhe Astrit Faqolli serish në “sitën” e Vetting, KPA hedh shortin

Shqipëria

Alba Brati dhe Astrit Faqolli serish në “sitën” e Vetting, KPA hedh shortin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:52
Komisioni hetimor

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë regjistruar dy ankimimet e bëra nga Institucioni i Komisionerëve Publik kundër vendimeve të KPK, për Alma Bratin si edhe për Astrit Faqollin, të dy anëtarë të Gjykatës së Tiranës.

Për Alma Bratin trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Natasha Mulaj; relator: Rezarta Schuetz; Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci.

Ndërkohë që për Astrit Faqollin, trupi gjykues përbëhet nga: Kryesues: Natasha Mulaj; Relator:Rezarta Schuetz; Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat