Viti i ri shkollor, Nikolla dhe AKU inspektimi bizneseve pranë shkollave

Shqipëria

Viti i ri shkollor, Nikolla dhe AKU inspektimi bizneseve pranë shkollave

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:32
Inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit kanë filluar punën në terren për të kontrolluar bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë institucioneve shkollore.

Krahas përgatitjeve për librat dhe infrastrukturën shkollore, një vëmendje të posaçme këtë vit ndaj nxënësve do të ketë edhe siguria ushqimore.

Inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit kanë filluar punën në terren për të kontrolluar bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë institucioneve shkollore.

Në inspektimin e disa subjekteve në qytetin e Lezhës ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit e shoqëruar nga zëvendësministrja e Bujqësisë dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit të cilët pas inspektimit komunikuan me administruesit e disa bizneseve duke u kërkuar respektimin e kushteve sipas rregullave në fuqi dhe të tregojnë kujdes maksimal ndaj produkteve që tregtojnë, pasi diskutohet shëndeti i fëmijëve që është prioritet me rëndësi për prindërit por edhe institucionet që ushtrojnë kontrolle.

“Shkolla po fillon dhe gjithë vëmendja është tek nxënësit edhe në një aspekt tjetër që lidhet me sigurinë ushqimore. Ndaj në cilësinë e ministres do doja të falënderoja Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të cilët këto ditë përfundojnë inspektimet e para te të gjithë standardeve të bizneseve që operojnë rrotull shkollave. Do të jetë një vëmendje e posaçme edhe në ditët kur fillon shkolla në mënyrë që ne të kemi sigurinë ushqimore për të gjithë gamën e asortimenteve që këto biznese ofrojnë për nxënësit dhe jo vetëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat