Vetëm në Shqipëri mund të ndodh dhe vetëm me një Kryeministër si ky Edi Rama!

Shqipëria

Vetëm në Shqipëri mund të ndodh dhe vetëm me një Kryeministër si ky Edi Rama!

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 10 shtator 2018 Në ora: 22:02
Edi Rama

NEW YORK CITY : Kryeministri i Shqipërisë prej dy ditësh ndodhet për një vizitë -"zijafete" në Nju Jork, dhe asnjë mjet shtypi në Shqipëri, nuk merr "guximin" të jap lajmin se "Kryeministri i Shqipërisë, ka dy ditë i "arratisur" nga Shqipëria, në drejtim të Amerikës". Një lajmë ky që mbahet sekret nga ndoshta nga "trysnia" apo kontrolli i fort që ka Kryeministri i Shqipërisë, ndaj çdo mjeti të shtypit të "lirë" në Shqipëri.

Dhe, askush nuk mund të kuptojë sepse ndodh gjithë ky shtrëngim informimi dhe pse mbahet kaq fshehur .

Në shtypin shqiptar vizivë dhe të shkruar televizionet e gazetat më të mëdha, mund të shikosh  në Shqipëri edhe kryebashkiakun e Tiranës duke fërkuar barkun e të shoqes shtatëzënë, dhe të jet lajm kryesor, apo dhe vizita vend e pa vend të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nëpër Shqipëri,  por nuk ka as edhe një lajm të vetëm ( spot) që ai është prej dy ditësh në Nju Jork, me dreka e darka, vizita me biznesmene e gjithëfarësoj zijafetesh.

Pra deri tani askush  nuk ka "guximin" për të dhënë lajmin, as mendojnë të pyesin, dhe për më tepër fusin e nxjerrin të njëjtën kasetë që ua ka lënë të pregaditur Kryeministri i vendit, me grafikun përkates glorifikuar nga artileritë e propagandës TVER dhe asaj që kontrollohet komplet nga telekomanda e Kryeministrit dhe Kryetarit te Bashkisë së Tiranës, Erjon Velisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat