Shqipëria shënon rritje të investimeve të huaja

Shqipëria

Shqipëria shënon rritje të investimeve të huaja

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Ekonomia shqiptare ka thithur 515 milionë euro investime të huaja, në gjashtë muaj e parë të vitit, me një rritje prej 19% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Investimet e huaja direkte kanë qenë një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike në pesë vitet e fundit, të mbështetura sidomos nga disa projekte madhore energjetike, si gazsjellësi Trans-Adriatik, apo hidrocentrali në kaskadën e Devollit.

Por një burim tjetër i rëndësishëm për ekonominë e vendit janë edhe dërgesat e emigrantëve, të cilat u rritën edhe për tremujorin e dytë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për gjysmën e parë të vitit, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 331 milionë euro, 11% më shumë në raport me gjashtëmujorin e parë 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat