Vranë kushëririn për pronën, babë e bir në gjyq: S’ishim ne

Shqipëria

Vranë kushëririn për pronën, babë e bir në gjyq: S’ishim ne

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:31
Alket Muho

‘Arrest me burg’ ka qenë masa e dhënë sot nga Gjykata për babë e bir, Hetem dhe Dino Muho, të cilët akuzohen për vrasjen e Alket Muhos.

Ky i fundit më 6 shtator, rreth orës 11:35 u gjet i vrarë me plumb pas koke në vendin e quajtur “Bolovec” në fshatin Rabie të Memaliajt. Dy autorët, kushërinj të viktimës, akuzohen se vranë 43-vjeçarin për çështje pronësie.

 Pak pas arrestimit babë e bir nuk e pranuan krimin në polici, ndërsa theksuan se nuk kishin lidhje me ngjarjen. “Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije, ishim për vizitë në vendlindje” kanë deklaruar dy ditë më parë në polici autorët e dyshuar.

Të njëjtin qëndrim siç duket kanë mbajtur edhe sot. Babë e bir, teksa qëndronin pas kafazit të hekurt pohuan se në e kishin vrarë ata 43-vjeçarin. Sipas gazetares Brikena Metaj, një ndër provat e forta të prokurorisë mbetet mungesa e një çifteje që Hetem Muho e kishte me leje, ndërsa kishte deklaruar se i kishte humbur. Akti i ekspertimit ka konfirmuar se në trupin e viktimës ka plagë plumbi kallashnikovi dhe çifte.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë kryerë krimin për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.

Tashmë ndaj Hetem dhe Dino Muhos rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje kryer ne bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat