Gruaja akuzon ish-krushkun: Më dhunon nipin dhe sheh filma porno me të

Shqipëria

Gruaja akuzon ish-krushkun: Më dhunon nipin dhe sheh filma porno me të

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:47
Pamje nga emisioni

Padyshim që historia e tyre bëri xhiron në rrjetet sociale, ku ish-vjehrra u përball live në një emision televiziv me ish-nusen, ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.

Ndonëse kanë kaluar disa muaj, historia e Elgantinës nga Kuçova dhe ish-vjehrrës së saj, Natasha, vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Natasha është përballur live me ish-nusen e djalit, ndërsa ka vijuar me dozën e fortë të akuzave për familjen e Elgantinës. Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Madje ajo shkon edhe më tej, ndërsa shton se gjyshi sheh filma porno në sy të vogëlushit, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Për tërë gushtin e kam marrë Argentinin. Ndërsa për tërë vitin e marr në total 12 orë. Nip im dhunohet nga gjyshi i tij. Ai ka treguar se gjyshi e rreh. Ai tregon se ka frikë nga ai, dhe se e rreh nënën e tij, Eglantinën. 

Babai i Eglantiës rreh edhe gruan. Madje u nxjerr edhe thikën. Gjyshi sheh filma porno në sy të nipit. Djali është i traumatizuar, nuk bëri një ditë plazh. Kërkuam urdhër-mbrojtjeje. Por prokuroria e rrëzoi kërkesën. Dua t’ju them se Argentini duket sikur është 20 vjeç nga ana e zhvillimit seksual”, tha ish-vjehrra.

“Babai im nuk e ka dhunuar kurrë djalin tim. Ai është krenaria ime. Të gjitha akuzat janë akuza për të më sulmuar mua që fitova kujdestarinë e djalit”. Ky ka qenë rrëfimi i Eglantinës, që prej disa kohësh po përballet me një kalvar vuajtjesh për të fituar kujdestarinë e djalit të saj, si dhe ‘luftën’ për ta mbajtur atë pas vetes.

E ftuar përball ish-vjehrrës së saj dhe ish-burrit të saj, Eglantina pohoi se babai i saj kujdeset shumë për djalin e saj.

“I kërkoj ndjesë babait tim që po hidhet baltë mbi të. I them se; je krenaria ime. Këto janë shpifje ndaj tij, pasi po kërkon të hakmerret me mua se fitova kujdestarinë. Më ke kërcënuar, madje kanë shpikur shumë gjëra. Babain e mbroj se është krenaria ime. Djali u vra pak tek dora dhe kjo mori në telefon policinë dhe tha djali është dhunuar”, tha Eglantina.s

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat