PS e refuzoi sot, por ja afati kur do të bëhej vetingu në politikë

Shqipëria

PS e refuzoi sot, por ja afati kur do të bëhej vetingu në politikë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:35
Kuvendi i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla është shprehur sot se propozimi i Bashës për veting në politike është i dështuar dhe thjesht probagandë politike.

Balla është shprehur gjithashtu se kontrollin e politikanëve e garantojnë më së miri organet që do të ngrihen nga reforma në drejtësi, si BKH dhe SPAK.

Por kur do të mundësohej vettngu në politikë nëse kërkesa e opozitës do të pranohej nga PS?

Tre janë hapat që parashikon procedura parlamentare.

Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë Kuvendin për nismën më 13 Shtator, e cila është seanca e parë pas depozitimit të nismës më 7 shtator. Amendamenti kushtetues futet menjëherë në programin e punës së Kuvendit.

Nisma shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të hapur për publikun mes Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin dy javë nga data e depozitimit, jo më vonë se 21 shtatori. Mbledhja i paraqet seancës raportin e hartuar nga relatorët.

Seanca plenare për miratimin e amendamenteve kushtetuese thirret jo më vonë se tre javë nga paraqitja e raportit.

Respektimi i këtyre afateve pa zvarritje do t’u jepte mundësi shqiptarëve që brenda datës 18 tetor 2018 të shihej hapi i pare i fillimit të vetingut në politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat