Ambasadorja gjermane nga Shkodra: Të përmirësohet puna e Prokurorisë dhe Policisë

Shqipëria

Ambasadorja gjermane nga Shkodra: Të përmirësohet puna e Prokurorisë dhe Policisë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 20:35
Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schutz

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schutz, ka folur në Shkodër në lidhje me situatën kriminale aty. E pyetur nga gazetarët, ai tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në lidhje me luftën kundër krimit. Schutz theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara.

Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet ë vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën, deklaroi ambasadorja gjermane.

Sa i përket ecurisë në procesin e anëtarësimit në BE, Sussane Schutz tha se duhet të bëhet më shumë në 5 prioritetet kyçe, duke vecuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, sic janë 5 prioritetet kyce, në mënyrë të vecantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë  përparim në këto dy pika, theksoi ambasadorja gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat