“Urinë e shuajmë me ujë”

Shqipëria

“Urinë e shuajmë me ujë”

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 21:17
Familja Huli

11 vite më parë, familja Huli që banon në Bathore, iku nga zonat e thella të veriut e ndërtuan një shtëpi-barake që nuk e kanë përfunduar ende.

Iu afruan Tiranës, por edhe varfërisë.

Kryefamiljari Bashkim Huli thotë: “Kam 4 muaj e gjysmë shtrirë sepse jam sëmurë. 10 ditë në muaj punoj, gjej punë ku të dalë. Kam hernie diskale, nerv shiatik, variçe…”

Bashkëshortja e tij, Nazmie Huli shprehet: “Nuk ia plotësoj dot kushtet fëmijëve. Librat kushtojnë rreth 100 mijë lekë (të vjetra), pa fletore. Jam në borxhe”.

Përveç librave, për Izmirin dhe motrën e tij Veronikën mungon edhe ushqimi.

“Mish kemi pak, na e kanë dhënë për Bajram. Kur nuk kemi për të ngrënë bukë në darkë, pimë ujë. E kalojmë urinë me ujë”, tregon Izmiri, djali i shtëpisë.

11-vjeçarja Veronika e ka një pasion, ajo është piktura: “Bëj punimë me guaska dhe merrem me piktura”.

Kushtet e vështira nuk e kanë penguar aspak Izmirin që të shkëlqejë në mundje dhe futboll. Po ashtu, edhe Veronika e përfundoi klasën e pestë me nënta dhe dhjeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat