Udhëtimet e dyfishta ajrore të Blertës, për të vrarë prindërit dhe motrën

Shqipëria

Udhëtimet e dyfishta ajrore të Blertës, për të vrarë prindërit dhe motrën

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 11:58
Blerta

Vajza e madhe e familjes Pocesta, sipas mediave italiane dhe atyre maqedonase është autorja kryesore e krimit të rëndë që ka tronditur me datë 27 gusht Dibrën e Madhe.  

Amia dhe Nazmije Pocesta, 55 dhe 53 vjet si dhe vajza e tyre e vogël Anila, janë gjetur të vrarë. Prej vitesh çifti bashkë me tre vajzat jetonin në Sacile të Italisë. Çifti kishte shkuar në Denar të Dibrës për pushime bashkë me vajzën e vogël për pushime, por edhe pasi do të merrnin pjesë ne një martesë.

Vajza e madhe kishte shkuar në Dibër duke u nisur nga Italia, ku si fillim ajo ka bërë një ndalesë në Vjenë dhe nga Vjena ka shkuar në Shkup.

28 vjeçarja, Blerina mëngjesin e krimit, ishte shoqëruar me makinë nga bashkëpunëtorët dhe ishte dërguar në aeroportin e kryeqytetit maqedonas, dhe kishte udhëtuar për në Beograd, ku kishte bëri një ndalesë dhe pastaj ishte kthyer në Venecia, ku kishte marrë  një telefonatë për të afërmit të cilët e kishin njoftuar për masakrën.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga ekipi mobil në Pordenone.  Blerta, për 24 orë është marrë në pyetje nga autoritetet maqedonase, vend në të cilin ajo është arrestuar, ku ka pranuar krimin por nuk ka zbuluar arsyen që e ka çuar të merrte këtë akt të rëndë.  Armë ia sipas prokurorisë ia kishte gjetur, Ferdi Gashi, 31 vjeç. Por ky i fundit në këtë histori kishte përfshirë edhe dajën e tij me inicialet E.D 61 vjeç,  dhe këta të dy e kanë ndihmuar vajzën e re që të ikte pas krimit.

Pika e kthesës në hetimit ndodhi mbrëmjen e së diel, pas një kontrolli të bërë nga Prokuroria e Pordenone, pasi kishin bërë kontrolle në shtëpinë e familjes Pocesta në Friuli. Provat në dispozicion të prokurorisë ishin të madhe dhe Blerta ishte autorja kryesore e dyshuar e krimit.

Të dhënat e gjetura në banesë flasin për gjurmët të ADN-së, si dhe materiale foto dhe video në dhomat e gjumit ku kishte ndodhur krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat